Thaçi: Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të arritur marrëveshje me njohjen reciproke

Thaçi: Ne duhet ta përdorim mbështetjen e SHBA-ve për të arritur marrëveshje dhe njohje reciproke me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku demantohen zërat se midis Kosovës dhe Serbisë ka marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh. “Faleminderit Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Philip Kosnett për këtë deklaratë të sigurisë. Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …