leoni

SPSPK kërkon nga Qeveria që te tregoj saktësisht se punëtorëve të cilit sektor privat do të ju ndahen mjete

Pas paralajmërimeve nga Ministria e Financave për ndarjen e mjeteve për punëtorët e sektorit privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që te tregoj saktësisht se punëtorëve të cilit sektor privat do të ju ndahen mjete. Kjo sindikatë ka mirëpritur propozimin e ministrit të Financave për ndarjen e mjeteve për sektorin privat dhe inkurajon që sa më shpejt ta bëj ndarjen e këtyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretëron në Kosovë. Ne kërkojmë nga Qeveria që të d imë specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen qe të mundemi t’i informojmë punëtorët, pasi që punëtorët janë duke bërë trysni tek ne lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve e ne jemi të pa informuar. Me qëllim te mos keqpërdorimit të këtyre mjeteve ne duam të jemi akter të barabartë në këtë proces, pasi që këto mjete kanë destinacion pagat e punëtorëve në sektor privat”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …