Hashim Thaçi - Albin Kurti

Në këtë javë kryetari Thaçi, pritet t’i takojë liderët politikë për të shqyrtuar mundësinë e formimit të një qeverie të re

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë javë pritet të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive politike, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re. Pasi që njoftimi zyrtar i mocionit nga Kuvendi ka arritur të premten në zyrën e tij, Thaçi nuk ka arritur të ftojë liderët në takim për sot. Partitë politike të kontaktuara në lidhje me atë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Thaçit, kanë thënë se nuk kanë ende qëndrim zyrtare në lidhje me këtë çështje. Nga LDK, Lutfi Haziri ka deklaruar se ende nuk dihet nëse kjo parti do t’i shkojë në një takim të tillë për dallim nga kjo parti, Haxhi Shala nga Nisma thotë, do të shkojnë si parti për konsultime në lidhje me qeverinë e ardhshme. Kruse zëdhënësi për media në PDK, Avni Bytyqi ka theksuar se ende nuk kanë marrë ftesë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …