Albin Kurti i fton qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin në shesh, thotë se do të jetë paqësor me muzikë e fjalime

Shkarkuam borde e emëruam të rinj, ka thënë kryeministri në shkarkim, Albin Kurti

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti nëpërmjet një statusi, ka treguar vendimet të cilat i ka marrë mbrëmë në mbledhje të qeverisë së Kosovës, e cila sipas kushtetutës, konsiderohet si qeveri në dorëheqje. “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A., “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., tash kanë borde të reja e profesionale. Këto borde janë të përkohshme të cilat do të merren me ç’kapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre”, ka shkruar Kurti. Mbrëmë ishte mbledhja korresponduese, e 21-ta me radhë, e Qeverisë së Kosovës. Nëntë pikat e kësaj mbledhje u votuan, pra u miratuan. Shkarkuam borde e emëruam të rinj ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …