Fillimi / Lajmet / Veseli: Do thërrasim seancë të jashtëzakonshme për të marrë masa ligjore që ndihmojnë punëtorët dhe bizneset private në vend
Veseli

Veseli: Do thërrasim seancë të jashtëzakonshme për të marrë masa ligjore që ndihmojnë punëtorët dhe bizneset private në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim krerët e Odave Ekonomike në Kosovë, për të diskutuar kërkesat dhe nevojat që kanë në këtë kohë pandemie bizneset kosovare dhe punëtorët e sektorit privat.   Krerët e Odave Ekonomike të Kosovës shprehën shqetësimet se ekonomia e Kosovës është duke shkuar drejt kolapsit si pasojë e përhapjes së pandemisë.   Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, pasi dëgjoi idetë dhe propozimet e krerëve të Odave Ekonomike, tregoi se është në fazën finale të përgatitjes së propozimeve konkrete që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë mjekësore.

Veseli tha se si lider i opozitës do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës e cila duhet të mbahet javën e ardhshme, për të miratuar një pako të veçantë ekonomike e cila do t’i ndihmojë 280 mijë punëtorë të sektorit privat si dhe mbi 60 mijë biznese private.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq. PDK do të ndërmerr hapa konkret për tejkalimin e kësaj situate. Hapat që i ka ndërmarrë qeveria aktuale nuk janë të mjaftueshme për faktin se janë shumë sipërfaqësore dhe nuk i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të sektorit privat i cili në fakt e mbushë arkën e shtetit përmes së cilës mbahet e gjithë jeta ekonomike, jeta politike, jeta sociale e kulturore në Republikën e Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë, veprimet të cilat është duke i ndërmarrë qeveria aktuale dhe kryeministri janë jashtë ligjore”, tha kreu I PDK-së, Kadri Veseli, duke paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Qysh në javën e ardhshme, PDK do të ndërmerr iniciativën, do të kemi seancë të jashtëzakonshme përmes së cilës ne duhet të miratojmë një pako të veprimeve ekonomike financiare që ndihmojnë këta ndërmarrës që Kosovën në ballafaqimin e vet me pandeminë e bëjnë të suksesshme ta tejkalojnë edhe në aspektin shëndetësor por edhe në atë ekonomik këtë pandemi, në mënyrë që shteti i Kosovës të jetë stabil dhe mos të lejojmë që 280 mijë familje kosovare në sektorin privat të shndërrohen në raste sociale”, tha Veseli.

Ai i ka siguruar të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe të gjitha familjet kosovare që nuk do të mbeten pa zërin e tyre, pa mbështetjen që ju nevojiten, pasi siç tha kryetari i PDK-së, të gjithë së bashku duhet të punojmë për tejkalimin e kësaj gjendje të vështirë dhe për të vazhduar ndërtimin e mirëqenies në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pas raportimit të 27 rasteve të reja me COVID-19, IKSHKP apelon për respektimin e rekomandimeve të dhëna

Pas raportimit të 27 rasteve të reja me COVID-19, IKSHKP apelon për respektimin e rekomandimeve të dhëna

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një komunikate për media u bënë thirrje ...