Malisheva përfituese e grantit për performancë të mirë

Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë publik raportin e performancës së komunave, e në mesin e komunave të cilat janë përfituese të grantit për performancë të mirë, është edhe Komuna e Malishevës, e cila ka përfituar një grant prej 203 147 euro. MAPL bën çdo vit matjen e performancës së komunave të Kosovës dhe varësisht nga performanca, komunat përfitojnë grant për investime të caktuara. Puna e mirë e komunës së Malishevës, serioziteti, anagzhimi maksimal dhe transparenca, janë disa prej vlerave për performancë të mirë dhe këto i ka edhe Komuna e Malishevës, e cila është në mesin e komunave të cilat janë vlerësuar për performancë të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …