Lul Raka

Raka: Kosova po e mbanë mirë nën kontroll përhapjen e virusit, prilli është muaji vendimtar i përballjes më COVID-19

Mikrobiologu Lul Raka, thotë se prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare me virusin COVID-19 në Kosovë. Ai thotë se aktualisht Kosova po e mbanë mirë nën kontroll përhapjen e infeksionit, por bën thirrje për rritje të kujdesit, posaçërisht në mbajtjen e distancës fizike dhe testimin e rasteve që mund të preken nga kontaktet me të infektuarit për të parandaluar përhapjen e shpejtë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë deri tani ka testuar më shumë se 1 mijë e 700 persona, prej të cilëve 135 janë konfirmuar të prekur me virusin COVID-19, një ka vdekur ndërsa 16 janë shëruar. Raka thotë se shifrat aktuale të të prekurve janë lajm i mirë por ende duhet shtuar kujdesin për parandalimin e përhapjes së virusit. Sipas tij Kosova duhet të dyfishojë numrin e testeve në mënyrë që të identifikojë të prekurit dhe të parandalojë përhapjen e virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot nga ora 12:00 deri në orën 20.00 në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe para arkivolit të Adem Demaçit

Behxhet Shala: Vizita e udhëheqësve të VV-së te varri i Demaçit, shkelje e rëndë morale

Analisti dhe veprimtari i njohur, Behxhet Sh. Shala – Bajgora, ka reaguar me tone të …