leoni

Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Anton Çetta” fillon mësimin online

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i , Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorinë e Arsimit janë angazhuar që mësimin online ta organizohet edhe për shkollat e mesme të komunës. Pas fillimit të mësimit online për nxënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari”, falë angazhimit të Drejtorisë së Arsimit dhe profesorëve nisë mësimi online edhe për nxënësit e SHMLP-së “Anton Çetta” në Skenderaj. Profesorët e SHMLP-së kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi mënyrën se si do të zhvillohet ky mësim. Drejtuesi i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, apelon nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në mënyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …