Avokati i Popullit kërkon që në asnjë mënyrë të mos publikohet identiteti i personave të prekur me COVID-19

Institucioni i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari i ka kërkuar Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale që të procedojë me masa ndëshkuese ndaj atyre që shkelin ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Avokati i Popullit thotë se publikimi i të dhënave të pacientëve që janë në trajtim me Covid-19 nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë. Jashari tregon edhe ankesat që kanë arritur në këtë institucion gjatë kohës së pandemisë, të cilat kanë të bëjnë me të burgosurit, dhe me shtetasit e Kosovës në Evropë. Ai thekson se të dhënat e pacientëve duhet të mbrohen edhe jashtë çështjes me pandeminë, dhe se rrethana e vetme kur ato mund të publikohen është kur vet pacienti deklaron për gjendjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …