leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Coronavirus Kosovaro-Verioret

Dallimi në mes te gjendjes reale dhe asaj te deshiruar në veriun e vendit eshte ne shperputhje te plote me kontekstet jo formale, te themi edhe demokratike te krijuara në teren, në pjesen veriore te Kosoves. Eshte e vertete qe aty jane uniformat e kalterta per te mbajtur rendin e qetesine, ato udhehiqen nga komandanti serb i policise dhe policet serbe, ata jane pjese e policise se Kosoves, dhe veprojne në baze te marreveshjeve te nenshkruara në Bruxelles ndermjet Thaçit dhe Isa Mustafes me homologet e tyre me 2013 dhe 2015. Problemet reale ne teren percaktojne edhe gamen e prioriteteve institucionale te qeverise Kurti në veriun e vendit gjate pandemise globale, e cila eshte e nderlidhur me udhezimet e OBSH dhe eksperteve mjekesore, vendimet e te cileve i mbeshtesin qeverite e shteteve, duke lene anash problemet politike. Tash per tash qeveria e Kosoves me politikat e matura ka nen kontrolle situaten e krijuar nga infektimet e perditshme, duke ngritur nivelin e bashkepunimit me te gjithe partneret në terren, sidomos me KFOR-in, BE-në, SHBA etj.

Tash se fundmi jane rritur presionet nga PLAN-i, por edhe nga presidenti për nje kontrolle me te madh te veriut nga Qeveria qendrore, edhepse LS eshte pjese e koalicionit qe votoi mocionit e rrezimit te qeverise. Por ajo qe eshte esenciale te permendet se në kete “ngerq” te pa qartesise se krijuar në veri është se Universiteti dhe Qendra Spitalore në Mitrovicën Veriore, qe kanë fituar legjitimet dhe gëzojnë shkallë të lartë të autonomisë, qe nga çlirimi, sidomos pas ngjarjeve te 2004 deri me sot, mu nga LDK dhe opozita 2019. Hulumtimet e pavarura tregojnë që banorët e veriut të Kosovës janë tejet pak të informuar për kornizën ligjore që lidhet me komunitetin serb. Në mesin e banorëve serbe dominojnë stereotipe të forta rreth gjendjes aktuale në Kosovë, perspektivës së saj dhe bashkëkombasve shqiptarë. Problemi me te semuret dhe trajtimi i tyre duhet te shikohet me teper si problem qe do zgjidhje humane sesa policore.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Hamëz Jashari: Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, Ragip Jasharit

Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari …