Veliu: Sveçla me shokë gjatë qëndrimit të tij në MPB i ka lenë qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente personale

Agim Veliu thotë se nuk i komenton e video-mesazhet dhe auto-intervistat e çiftit Kurti-Osmani

‘Përplasjet’ mes dy bashkë-partiakëve, Vjosa Osmanit e Agim Veliut, u bënë më të theksuara pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga vet partia e tyre për rrëzimin e qeverisë, e që Osmani doli kundër. Por, pas deklaratave të mbrëmshme të kryekuvendares se Veliu nuk duhet të ishte pjesë e qeverisë, pasi ishte kundër një koalicioni me Vetëvendosjen që nga fillimi, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit. Nënkryetari i LDK-së, thotë se nuk i komenton deklarimet e çiftit Kurti-Osmani. “Nuk i komentoj video-mesazhet. Për mua  ka qenë një video-mesazh, auto-intervistë. Video-mesazhet e Osmanit e Kurtit nuk i komentoj, edhe kur japin veç e veç edhe kur japin si çift Kurti-Osmani”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …