PDK-ja ka dënuar veprimet e dëmshme të Qeverisë Kurti në raport me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

PDK-ja ka dënuar veprimet e dëmshme të Qeverisë Kurti në raport me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

PDK-ja  thekson se pas një varg shkeljesh kushtetuese e ligjore, kabineti i Albin Kurtit aprovoi edhe një vendim anti kushtetues e ligjor, duke përjashtuar shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik. “Me këtë vendim skandaloz,  ka bërë një varg shkeljesh dhe ka goditur rëndë vlerat elementare të një shoqërie demokratike, duke sulmuar drejtpërdrejtë sektorin privat dhe konkurrencën e lirë. Ky akt gjithashtu përbën një kthim prapa drejt një modeli të ekonomisë shtetërore të centralizuar komuniste që gjatë shekullit të kaluar dështoi kudo ku është aplikuar në 85 vende dhe në pesë kontinente. Kosova është përcaktuar, edhe në Kushtetutë, për të ndërtuar një ekonomi liberale, bazuar mbi iniciativën e pronën private, mbi tregtinë e lirë e sundimin e ligjit. Ky vendim është në kundërshtim me përcaktimin që ka zgjedhur Kosova për tu integruar në familjen evropiane dhe frymën mbështetëse të popullit të Kosovës si ndër më pro-evropianët, thuhet mes tjerash në reagimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …