Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Nagavci: Kalkulimet për qeveri të re janë bër pa hanxhinë

Duke komentuar zërat për krijimin e qeverisë së re, zyrtar të lart të Vetëvendosjes kanë thënë se këto kalkulime janë duke u bërë pa hanxhiun. Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka theksuar se Presidenti, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë tjera s’e kanë pyetur hanxhiun për gjithë këtë ndërmarrje për themelimin e Qeverisë së re. Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë. Ashtu si dhe pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato do të ndodhin, nuk do të ketë fitues nga këta që janë kaq të papërgjegjshëm e jonjerëzor edhe në këto ditë pandemie, ka shkruar në mes tjerash anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …