Hamza: PDK nuk do të përkrahë propozim vendimin e Qeverisë për ndryshim dhe tejkalimin e deficitit buxhetor

Hamza: Pakoja emergjente t’u shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një mocion shtesë në lidhje me dy projektligje në Kuvendi i Kosovës ku po diskutohej për pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga kjo parti, për t’u përballuar me krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19. Shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza, ka thënë se këto dy nisma i kanë paraqitur të premten në Kuvend. Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në bazë të Gjykatës Kushtetuese, nuk seanca të jashtëzakonshme nuk mund të futen pika tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …