Opozita mbajti tubim mobilizues me qytetarë

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën sot mbajtën tubimin mobilizues me qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të shumtë. Ata shprehen edhe njëherë vendosmërinë për të protestuar deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa dhe shfuqizimin e marrëveshjeve të Brukselit. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, u shpreh se Kosova pos Zajednicës, po rrezikohet edhe nga shteti policor. “Ne jemi në rezistencë qe shtatë muaj dhe do të vazhdojmë sepse nuk e pranojmë kurrë këtë regjim. Kjo politikë duhet të shuhet nga institucionet dhe Kosova të mbetet e pavarur. Largimi i tyre është i domosdoshëm”, u shpreh Ymeri. Në anën tjetër, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se të gjithë janë të zhgënjyer me gjendjen në vend, ndërsa shprehu vendosmërinë për të qëndruar të bashkuar. “Mënyra e vetme për luftimin e këtij regjimi është bashkimi. Ne, opozita, jemi më të bashkuar se asnjëherë më parë që ta largojmë këtë qeveri”, ka thënë Limaj. Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova është kthyer në një vend të pasigurt, duke u bërë poligon i hajnisë dhe krimit. Tri partitë opozitare përsëriten thirrjet që qytetarët t’i përgjigjen masivisht protestës së radhës që do të mbahet me 26 mars.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …