Visar Ymeri

Ymeri: Republika e Kosovës po rrënohet nga tre njerëz, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në tubimin e opozitës  ka thënë se Republika e Kosovës është vënë në rrezik nga shumë faktorë, por tha se “praktikisht kjo Republikë po rrënohet nga tre njerëz, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli”. “Këta zaptues që janë vendosur në majën e diktaturës së huliganëve po e kontrollojnë aparatin shtetëror, këtë aparat që e kanë vendosur në shërbim të interesave të tyre e përmes tyre në funksion të interesave të Serbisë. Por, me rëndësi tash e shtatë muaj ne jemi në rezistencë. Do të kundërshtojmë aktivisht e intensivisht deri sa ky regjim e kjo politikbërje të shporret njëherë e përgjithmonë nga institucionet e Republikës, derisa Republika e Kosovës të jetë plotësisht e pavarur e sovrane, e lirë nga ndërhyrjet e Serbisë e nga kapja e Isës, Hashimit e Kadriut. Ymeri ka përmendur edhe reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës për rrokullisjen e kamionëve me mallra nga Serbia, duke e quajtur drejtorin e OEK-së, Safet Gërxhaliun, mik të Thaçit dhe argat të regjimit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …