Avdullah Hoti

Edhe LDK-ja refuzon ftesën e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti për takim për situatën e krijuar nga virusi KOVID-19

Ish zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se Lidhje Demokratike e Kosovës nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti për të biseduar për situatën e krijuar nga virusi KOVID-19. Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se Kryeministri i shkarkuar i ka ditët e numëruara në krye të Qeverisë prandaj s’mund të mbajë takime të tilla. “Vlerësoj se nuk ka nevoje per tryeze politike me një qeveri qe i ka ditët e numëruara, e rrjedhimisht nuk mund te marre kurrfarë zotimesh, dhe qe dy here radhazi e shkel kushtetutën”, ka shkruar ai. Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk shërben për asgjë. Sepse ai nuk është i gatshëm te punojë me te tjerët, siç u pa ne 52 dite te qeverisjes me qëndrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne ndërprerjen e bashkëpunimit me LDK dhe shkarkimin e tij” ka shkruar anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …