Kryetari Thaçi kërkon nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë

Kryetari Thaçi kërkon nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë

Zyra e Kryetarit të Kosovës ka konfirmuar mbajtjen e takimit ndërmjet kryetarit Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasditen e djeshme, ku ky i fundit i ka kumtuar kreut të shtetit se e ka siguruar shumicën e nevojshme në parlament për votimin e Qeverisë së re. Me konfirmimin e Mustafës, kryetari i ka dorëzuar një letër ku i kërkon propozimin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …