Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Çdo përpjekje pajtimi pa vendosjen në vend të drejtësisë është përpjekje e një vrasje të dyfishtë

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike. Ai ka shkruar se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk vjetërsohen asnjëherë dhe nuk mund të amnistohet askush. Bilalli ka shkruar se çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë. “Ndëshkimi i krimit të gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe ngadhënjimi i drejtësisë janë kushte paraprake që të mund të flitet për pajtim me Serbinë. Prandaj, çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasje të dyfishtë të viktimave të krimit të gjenocidit!”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu akuzon Albin Kurti: Nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synon kapjen e shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se subjekti i saj politik …