Kadri Veseli: Kryetarin, Hashim Thaçi, nuk ka mundur ta ndalojë Serbia, e lere më, Xhelal Sveçla

Kadri Veseli: Kryetarin, Hashim Thaçi, nuk ka mundur ta ndalojë Serbia, e lere më, Xhelal Sveçla

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas ka folur rreth raporteve të kryetarit, Hashim Thaçi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kryetari Thaçi  e ka një fjali kur thotë: ‘Kur rrin me fëmijë edhe lagesh’. Kryetar i vendit është institucioni më i lartë. Albin Kurti duhet t’i ndalë konvojet me vetura serbe që po vijnë prej Serbisë. Duhet ta ndalë  ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë, se na pat çmend me atë Serbi tërë kohën. Le ta ndalë, sepse Serbia nuk është dashnia jonë”, thënë Veseli. Më tutje, Veseli ka thënë se kryetarin Hashim  Thaçi nuk ka mund ta ndalojë  Serbia, e lere më ushtruesi i detyrës së ministrit në shkarim e në largim, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së – avokatët kundërshtojnë Prokurorinë

Ka shpërthyer përplasje në Gjykatën Speciale në Hagë mes Prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës të krerëve …