Besian Mustafa: Prodhuesit bujqësor në Istog, do ta kenë mbështetjen time

Besian Mustafa: Prodhuesit bujqësor në Istog, do ta kenë mbështetjen time

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër veprimtaritë bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në komunën e Burimit. Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova vizitoi kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave të kësaj komune, si dhe bazenet për kultivimin e troftave në këtë rajon, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë. “Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”, tha Ministri Mustafa. Kryetari i Komunës së Burimit, Haki Rugova e falënderoi ministrin për vizitën dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …