IKSHPK: Respektoni masat sepse koronavirusi ende nuk është eliminuar tërësisht

Pas raportimit të tetë rasteve tjera të infektuar me virusin kovid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë distancën fizike dhe të mos dalin pa maska. Intituti ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e ndërmarra dhe të mbajnë distancë fizike. Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …