Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën e rreth tre miliardë apo 44.6 për qind të Produktit e Brendshëm Bruto

Gjatë muajit prill, vlera e prodhimeve të Serbisë që kanë hyrë në vendin tonë ka arritur në 15 milion euro

Nga të dhënat e Doganave të Kosovës mësohet se gjatë muajit prill, vlera e prodhimeve të Serbisë që kanë hyrë në vendin tonë ka arritur në 15 milion euro. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo vlerë është më e vogël por ky trend është drejt rritjes. Ai ka shtuar më tutje se në fillim të muajit prill, pas heqjes së tarifës 100 për qind, ne kemi parë disa importe nga Serbia të cilët kanë pasur probleme me dokumentacion, derisa me kalimin e kohës, të gjitha importet që zhvillohen në Kosovë nga Serbia janë në rregull me dokumentacionin të cilën ata e dorëzojnë te dogana e Kosovës. Nuk mund të themi se kemi parë ndonjë rast ku ka importe jo të rregullta apo ku ka terme që nuk i referohen Kosovës ashtu siç duhet.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …