MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Studentët protestojnë sot para MASHTI-it kundër vendimit për emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së

Tri organizata studentore USPE, SKOK dhe Studim Kritik, Veprim kanë paralajmëruar protestë prej orës 11:00 para MASHTI-it kundër vendimit për emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Në njoftimin për media u bëhet thirrje edhe studentëve tjerë të UP-së që të jenë pjesë e protestës. “Sot në orën 11:00 duke respektuar rekomandimet e IKSHP dhe duke ruajtur distancën sociale, ftojmë studentët e UP ‘Hasan Prishtina’ të na bashkohen në protestë kundër vendimit të padrejtë të Ministrisë së Arsimit për emërimin e tre personave në Këshillin Drejtues, dy prej të cilëve janë shërbyes të kolegjeve private. Para disa ditësh kemi bërë thirrje që ky vendim të zhbëhet, por ministrja ka refuzuar një gjë të tillë. Andaj jemi të detyruar të protestojmë kundër këtij vendimi. MASHTI fokus parësor duhet të ketë ngritjen e UP-së dhe jo minimin e brendshëm të tij nga influencat e kolegjeve private”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …