Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: SHUMË E LOTI PO DERDHET NGA “KROKODILËT”

Ata qe hoqen shtatoren e Enver Hoxhes nga sheshi i Tiranes, me emrin e te cilit eshte e pazgjidhshme gjithe trashegimia kulturore, historike, shpirterore, letrare, artistike… e nje gjysme shekulli, po derdhin lot krokodili per godinen e Teatrit (jo per Teatrin dhe trashegimine e tij…)!?

Ata qe zhvarrosen naten si hajdut e kriminele trupin e Komandantit e Komesarit te Luftes per liri, drite e demokraci dhe te Udheheqesit shteteror,  politik e shpirteror te kombit po derdhin lot krokodili per nje godine pa asnje vlere te veçante, perveç faktit qe i ka sherbyer Teatrit!?

Ata qe vodhen, stervodhen, shiten e stershiten artefakte e vepra te pazevendesueshme te trashegimise sone kulturore, historike e shpirterore po derdhin lot krokodili per godinen e ngritur nga Duçja !? Ata qe plaçkiten, rrenuan e dogjen qindra ndermarrje ekonomike dhe pasurine kombetare, sot po derdhin lot krokodili per godinen e Teatrit, por jo per Teatrin dhe trashegimine e tij, qe u perpoqen e perpiqen ta varrosin!?

Ata qe mohuan Luften Antifashiste  Nacionalçlirimtare dhe historine me te ndritur e me te realizuar pesedhjete vjeçare po derdhin lotet lum per nje godine koti !? Ata qe heshten si mumjet kur u vune themelet e xhamise me te madhe ne Iliri, mu aty prane tempullit te demokracise, Kuvendit (projekti me antishqiptar i Edi Rames dhe i Tiranes zyrtare… ), po derdhin lot krokodili per godinen e Teatrit (jo per Teatrin)!? Ate qe nuk ia doli ta bente Perandoria Osmane per pese shekuj e beri Erdogani me Qeverine e Rames dhe me bekimin e gjithe klases politike ne Tirane dhe te ketyre “intelektualeve e artisteve kryengrites” !?Ata qe “duartrokiten” kthimin dhe varrosjen e eshtrave te kryekolaboracionistit, Mithat Frasier, me ceremoni shteterore po derdhin lot krokodili per nje godine hangar!?

   Ata qe nuk ruajten qofte edhe nje shtepi te vjeter ne Kosoven shqiptare (rrenuan çdo gje ne emer te te rese!) e qe po ia hane edhe guret Kosoves, po derdhin lot krokodili e po vjellin vrere e helm kunder Tiranes zyrtare per t’i helmuar marredheniet ndershqiptare!! Ata qe me papergjegjshmerine dhe paaftesine e tyre e kane “transformuar” Kosoven, token dhe lumenjte e saj ne depo mbeturinash e ujrash te zeza po derdhin lote krokodili per nje godine koti ne Tirane!! Sikur Tirana paska mbetur te bleje mend nga ca si ata qe s’dine nga lidhet gomari!! Ata qe e mbollen token shqiptare te Kosoves me minare turko-arabe dhe me altoparlante qe oshtijne cepe me cepe Kosoves shqiptare ne gjuhe te huaj per te perhapur nje ideologji obskurantiste mesjetare dhe ata qe po e bejne edhe xhamine e dyte te madhe (40 milioneshe) me para te Erdoganit ne Prishtinen e Shqiperise, po bejne sikur po derdhin lote per nje palo godine !! Krejt ne fund, ata qe nuk qene te zotet ta debojne pranine e Serbise nga Kosova shqiptare edhe pas njezet vitesh po gjejne kohe te vajtojne e te derdhin lote krokodili per nje godine koti ne Tirane !! Te ketillet, qe bejne çmos ta dobesojne kohezionin kombetar e politik shqiptar ia kane me hile Atdheut e kombit…

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje …