Ramosaj

Ramosaj: Janjiq ta thotë të vërtetën dhe e të jetë i përgjegjshëm në deklarime, të mos bëjë politikë në emër të Kishës

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të igumenit Sava Janjiq për kinse marrjen e pronave të manastirit për ndërtim të autostradës, duke kërkuar nga ky i fundit që të tregojë të vërtetën dhe të mos bëjë politikë në emër të kishës serbe. Ai në një postim shkruan se njeriu që në etapa të ndryshme e tejet të rëndësishme, e mbrojti dhe u kujdes për Manastirin nuk mund të jetë pengesë. “Sava Janjiq, duhet të thotë të vërtetën dhe të jetë i përgjegjshëm në deklarimet e tijë, të mos bëjë politikë në emër të Kishës. Ne kemi dëshmuar vullnet të përhershëm në mbrojtjen e vlerave shtetërore”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …