leoni

Abrashi

Abrashi: Çdo parti politike që nuk respekton vendimet e Kushtetueses duhet të shikohet roli i saj në politikëbërje

Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi ka deklaruar sot, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, se secili subjekt politik që nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të shikohet roli i saj në politikëbërje. Ai i cili është edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, takimin e sotëm të mandatarit për kryeministër Avdullah Hoti me grupin parlamentar të partisë, nuk po e sheh si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij programi qeverisës i tyre bazohet në dy shtylla, rimëkëmbjen ekonomike dhe menaxhimin e pandemisë. Këtë program qeverisës tha se do të votojnë në mbledhjen e parë të qeverisë. Takimin e sotëm, deputeti i LDK-së e arsyetoi me mos humbjen e kohës në periudhën e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …