PAKO USHQIMORE DHE HIGJIENIKE PËR FAMILJET NË NEVOJË

Komuna e Junikut ka pranuar pako ushqimore dhe higjienike nga RTV Dardania, si ndihmë emergjente për menaxhim të situatës në përballje me Virusin Covid-19. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, mirëpriti donacionin në kohë pandemie për të cilën mbështetje falënderoj donatorin Sedat Fejzi, pronar i Rtv Dardania në Zvicër. Ndarja e të gjitha ndihmave në Komunës e Junikut realizohet nga Qendra për Punë Sociale, derë më derë apo duke respektuar distancën sociale si masë për të evituar turmat dhe ruajtur shëndetin publik. Komuna e Junikut falënderon të gjithë donatorët që në këtë kohë Pandemie solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …