leoni

KMDLNj

KMDLNJ kërkon të ndriçohet rasti i vdekjes tragjike të Agon Musliut, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që rasti i vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, të hetohet deri në fund dhe përgjegjësia të adresohet tek ata që nuk i kanë marrë veprimet e duhura për mbrojtjen e jetës së të ndjerit. Përmes një komunikate, Këshilli ka thënë se për këtë rast ka munguar ndjeshmëria e atyre që kanë pasur përgjegjësi për karantinë, pasi nuk ka pasur rast që ndonjëri të japë dorëheqje, si akt moral, deri në përfundim të hetimeve por se të gjithë i kanë ikur përgjegjësisë. KMDLNJ gjithashtu kërkon hetimin e të gjitha rasteve kur dyshohet se janë shkelur kriteret e përcaktuara për karantinë për çka janë ngritur dyshime shumë serioze.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …