Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira. Ai ka shtuar se në Shqipëri do të hapen të gjitha aktivitetet përveç, atyre kulturore, sportive, dasma apo funerale apo transporti publik. Sipas tij, këto janë aktivitetet që grumbullojnë shumë njerëz dhe do të hapen më vonë. “Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektatorë, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, ka thënë Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …