Arben Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm

Arben Gashi: Jemi në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit. Kjo po e pamundëson prezantimin e kabinetit qeveritar para kryesisë së partisë nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti. Ndonëse dje u tha se të hënën do të mblidhet kryesia e LDK-së, një gjë të tillë po e vë në dyshim për KosovaPress shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi. Gjykata Kushtetuese të enjten e javës se kaluar e konsideroi se dekreti që e mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën. Kjo i ka hapur rrugë këtij të fundit që të formojë qeverinë e re bashkë me partnerët e koalicionit, AAK-në, Nismën dhe partitë tjera jo shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …