Thaçi

Thaçi: Më shumë se kurrë duhet zotim për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave për të gjithë fëmijët

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Thaçi ka shkruar se, më shumë se kurrë në këtë ditë, duhet zotimi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Ai ka thënë se fëmijët janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë. Sipas tij investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …