Jashari: Dënimet e qytetarëve gjatë pandemisë duhet të pezullohen ndërsa ata që janë ndaluar të dëmshpërblehen

Jashari: Dënimet e qytetarëve gjatë pandemisë duhet të pezullohen ndërsa ata që janë ndaluar të dëmshpërblehen

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se qytetarët e Kosovës të cilët gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, janë ndëshkuar për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, duhet të pezullohen. Madje, Jashari thotë se shteti duhet që këta qytetarë, të cilët u ndaluan dhe u dënuan, t’i dëmshpërblejë. Sipas tij, gjobitja apo edhe arrestimi i qytetarëve për shkeljen e masave që tha se janë shpallur jokushtetuese është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai deklaron se problematike do jetë mënyra e kompensimit të këtyre qytetarëve. Jashari thekson se tashmë ka nisur një hetim, dhe së shpejti do dilet me një raport që do të përfshijë rekomandimet për autoritetet përkatëse se si do të mundet të trajtohen rastet e qytetarëve të ndëshkuar gjatë muajve të pandemisë./Kosovapress/

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …