leoni

Kryeministri Hoti e takon ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, bisedojnë për prioritetet e qeverisë

Kryeministri Hoti e takon ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, bisedojnë për prioritetet e qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin e ka njoftuar për prioritetet e qeverisë së re të Kosovës, ndër të cilat veçoi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Orlando për mbështetjen e përhershme të Italisë për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me Italinë edhe në të ardhmen. Ndërsa, ambasadori Orlando, duke e uruar kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe në përpjekjet e saj për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …