Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e shqetësuar në lidhje me përhapjen e COVID-19 pas masave lehtësuese në disa shtete

OBSH shprehet e shqetësuar në lidhje me përhapjen e COVID-19 pas masave lehtësuese në disa shtete

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me përhapjen e koronavirusit pas lehtësimit të masave në disa shtete. OBSH-ja ka bërë të ditur se disa shtete po përballen me valën ose pikun e dytë të pandemisë. Sipas OBSH-së, rritja e madhe e numrit të infektimeve të reja po bëhet për shkak të përzierjes së njerëzve dhe mos respektimit të distancës sociale. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka porositur që vaksina kundër koronavirusit të shpërndahet mes shteteve sapo të jetë krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …