Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Mos xhelozoni e injoroni, por veproni dhe punoni!

Ju, mjeranë në politik, mos nxisni dhe habisni, s’ka shkëmbim territorial, s‘ka Asociacion të Komunave serbe me status të veçantë!

Kuptoni, s’ka!

Shkëmbimi territorial është propagandë serbe, kuptoni, mos nxisni urrejtje dhe dhunë….

Artin e së mundurës, me emrin Politik – Diplomaci, s’munden të gjithë ta bëjnë dhe të ken sukses, prandaj lexoni, mësoni dhe veproni e punoni.

Është folur dhe shkruar shumë, për shkëmbim territoresh dhe Asociacionin e Komunave serbe, vetëm s’po e di a është, shkruar ndonjë libër!?

Fëmija me emrin Kosova Republikë, i ka mbushur, 12 vjet!

Ju, mjeranë në politik, mendoni nga kush u krijua?

Lexoni dhe mësoni, e mos harroni!

Jo, dhunë e destabilizim…

Po, punë dhe angazhim….

Shkurt e shqip dhe troq!

Gjergji ynë i dytë.

Edhe hana do t’a dijë.

Edhe dielli do t’ket pa.

Se për qark ksaj rrotullie.

Si Shqypnija ‘i vend nuk ka!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …