Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga MPMS një ligj funksional të punës dhe lehonisë

Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndësia e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyqe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizmin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 % të tyre (nga 600.000 femra në moshë pune vetëm rreth 80.000 janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune).

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …