117 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot ndërsa 131 pacientë janë shëruar dhe 5 pacientë kanë ndërruar jetë

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 është në kufi më kapacitetet operative të Klinikës Infektive

Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë po vazhdon, derisa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 47 raste të reja. Shumica e rasteve të reja gjatë ditës së djeshme kanë qenë nga komuna e Prishtinës derisa 22 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit në Kosovë me 47 rastet e djeshme shkon në 2216. Prej tyre, 1069 deri më tani janë shëruar ndërsa 37 raste të tjera kanë përfunduar në vdekje. Përveç kësaj, vlen të theksohet se me rritjen e numrit po rrezikohen edhe kapacitetet operative të Klinikës Infektive ku tani janë të shtrirë mbi 93 pacientë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …