Veton Berisha: Subjekti Politik “Romani Iniciativa” është produkt i “Listës Serbe”

Veton Berisha: 24 Qershori’’, Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian

Përfaqësuesi i Komunitetit Egjiptian në Kosovës, deputeti, Veton Berisha ka bërë të ditur se sot, me 24 qershor është  dita nacionale e komunitetit Egjiptian të Ballkanit e cila shënohet edhe në Kosovë dhe është ditë zyrtare.

Për  vite me radhë “24 Qershori” është simbolizuar me shumë aktivitete brenda Javës Egjiptiane, mirëpo për fat të keq këtë vit, ne nuk do të mund të kremtojmë këtë ditë siç e kemi festuar në vitet e kaluara për shkak të situatës aktuale që po ballafaqohemi me virusin    COVID-19.

Është e vërtetë që e gjithë bota duke  përfshirë edhe Kosovën, po ballafaqohemi me virusin COVID-19, por për fat të keq komuniteti Egjiptian ballafaqohet në jetën e përditshme:  me virusin e quajtur “diskriminim”, virusin “racizëm”, virusin e “pa punësimit” dhe shumë viruse të tjera që ende nuk kemi arritur të gjejmë  ilaq për ti shëruar  këto sëmundje në Kosovë.  Shpresoj me përkushtim të qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë kosovare, ne mund ti kalojmë jo vetëm këto sfida por duhet që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësi dhe ti kryejmë obligimet të cilat na mundësojnë Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë ditë në emër të komunitetit Egjiptian dua ti falënderoj mediat pa dallim për rolin e çmueshëm në informimin, promovimin dhe trajtim të dinjitetshëm të komunitetin Egjiptian.

Për fund më lejoni që përmes kësaj komunikate të iu urojë komunitetit tim Egjiptian Ditën Nacionale “24 Qershorin”.

Kontrolloni gjithashtu

FAZ: Nuk është befasi që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në BE por gjasat janë shumë të vogla

Albin Kurti: Nuk do t’ua imponoj serbëve Projekt-Statutin e Asociacionit, pasi është shkelje e të drejtave të njeriut

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Caitung, ka analizuar sfidat që lindin nga mungesa e iniciativës të …