Isa Mustafa

Isa Mustafa: Besoj se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia si luftë e drejtë dhe e pastër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar  pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar në Dhomat e Specializuara të Kosovës aktakuzë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte. Ai ka shkruar se beson thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë. “Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …