Daut Haradinaj

Eprori i lartë i UÇK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas aktakuzave për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Daut Haradinaj ka thënë se ky është shumë lajm i keq, mirëpo  pret që Thaçi e Veseli të dalin edhe më të fortë nga kjo betejë. Natyrisht që është lajm tepër i keq, por është rast tepër i pakjartë sepse s’kemi dëgjuar se prokuroria publikon aktakuzën para konfirmimit. Është për t’u shqetësu edhe për vet kohën kur publikohet kjo aktakuzë. Kjo nuk është praktikë e njohur në drejtësinë ndërkombëtare. Aktakuza po tenton një gjykim publik. Gjykata është vet politike. Pra kur dihet se është paraparë një takim në Shtëpinë e Bardhë, aktakuza është politike dhe tendencioze. Aktakuza e ka devalvuar peshën e një zhvillimi të tillë. Ne do të jemi të vendosur, dhe besoj që Thaçi e Veseli do ta fitojnë këtë betejë dhe do të dalin edhe më të fortë”, ka thënë ai. Madje ai ka pasur edhe një cilësim për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. “Gjithmonë ka pasur zëdhënës të Millosheviqit, dhe do të ishte mirë që ata me pas shkuar me Millosheviqin”, ka shtuar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …