IKSHPK: Janë evidentuar edhe 96 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga 206 mostra të testuar ajanë evidentuar edhe 96 raste të reja me koronavirus. 44 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës dhe 52 nga komunat tjera ndërsa numri i rasteve të shëruara gjatë ditës ka arritur në 86 raste.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të ruajnë shëndetin e tyre, të të afërmve dhe të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …