As pas 1 korrikut kur pritet të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin

As pas 1 korrikut kur pritet të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin

Kufijtë e BE-së do të mbesin edhe për një kohë të mbyllur për qytetarët e Kosovës për udhëtime që nuk janë të domosdoshme. Edhe pse pritej që pas 1 korrikut të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra edhe për Kosovën, kjo nuk do të ndodhë për shkak të keqësimit dramatik të situatës epidemiologjike dhe rritjes jashtëzakonisht të madhe të numrit të rasteve. Kosova ka situatën momentalisht më të vështirë në Evropë. Ka numër të madh të rasteve të reja të infektimeve dhe atë në numër shumë të vogël të testimeve. Vetëm në Maqedoni dhe në Suedi numri i të infektuarve për kokë banori në 14 ditët e fundit ka qenë më i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …