Edi Rama: Festën e Pavarësisë ia uroj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk gjenden në shtëpi

Edi Rama: Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare. Ai më mëngjes ka shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj kryetarit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës. “Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, kishte deklaruar ndër të tjera Rama para deputetëve në seancën e fundit të Kuvendin shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …