Në Viti u mbajtë diskutimi publik lidhur me Planin e Veprimit për Efiçiencë në Energji

Komuna e Vitisë, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me Planin e Veprimit për Efiçencë në Energji për vitet 2019-2021. Prezantimi i këtij plani u bë nga Zyrtari Komunal, Xhelal Musa i cili ndër tjerash potencoi se ky plan është mbështetur nga qeveria Gjermane përmes GlZ-it , Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe qeverisë komunale. Këtë projekt sipas tij e ka hartuar kompania e licencuar LINKS4, në bashkëpunim me zyrtarin Komunal për Efiçiencë të energjisë. Ai ka folur edhe rreth objektivave kryesore të këtij plani”. Objektivat e këtij plani janë zvogëlimi i konsumit të energjisë nëpër sektorët e ndërtimit të ndërtesave, transporti dhe ndriçimit publik. Përmirësimin e shërbimeve komunale, përmirësimin e komfortit të brendshëm nëpër ndërtesa publike, zvogëlimin e emetimit të C02-shit në të gjithë sektorët si dhe ngritja e vetëdijes për kursim të energjisë”, u shpreh zyrtari Musa. Ai potencoi se për komunën e Vitisë janë analizuar dy sektor të mundshëm të kursimit të energjisë si në sektorin e ndërtesave ekzistuese komunale dhe sektorin e ndriçimit publik duke bërë sipas tij zëvendësimin e llambave klasike me llamba LED. Gjatë këtij takimi ndonëse pati pak qytetarë të interesuar u parashtruan disa pyetje të cilët ju përgjigj zyrtari në fjalë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë si dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …