Skender Demaliaj

Dr. Skënder Demaliaj – Msc. Albana Demaliaj: POST KORONAVIRUSI DHE ARSIMI NË VENDIN TONË

Ne u detyruam të mbyllim shkollat nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe në shkallë botërore. Zhvilluam mësimin online. Mungonte përvoja, pati vështirësi. Jo të gjitha familjet shqiptare kanë kompjuter dhe internet. Por ia dolëm. Kemi hyrë në muajin e katërt të zhvillimit të mësimit online. Pyetjet që i bëjmë vetes janë të shumta: Cilat njohuri, shprehi i përçuam tek nxënësit dhe studentët gjatë mësimit online? Në çfarë shkalle u përdorën e u përvetësuan? Në ç’mënyrë do të përdoren koha, burimet e tjera gjatë mësimit online në të ardhmen?

Situata e re e krijuar nga koronavirusi do të sjellë ndryshime në veprimtarinë e shkollës, në planin e brendshëm të saj, në rregulloret e shkollës, në kurrikulat e shkollës, në këshillimin psikologjik, në infrastrukturën e shkollës, në planin vjetor të punës së shkollës, në kualifikimin e mësuesve, në vlerësimet e nxënësve dhe studentëve, në marrëdhëniet dhe komunikimet shkollë – familje, në bashkëpunimin e stafit të shkollës me agjensitë komunitare. Post koronavirusi do të sjellë ndryshime dhe këndvështrime të reja në teoritë dhe mendimin pedagogjik, veçanërisht në psikologjinë pedagogjike dhe në didaktikë.

Post koronavirusi dhe shkolla. Elementët thelbësorë që do të ndryshojnë:

  • Kurrikula shkollore

Nga dhjetë fjalët “me gërma kapitale” të pedagogjisë, fjala numër tre quhet “interes”. Interesi kthehet në një bazë themelore e të rëndësishme në ndihmë të të mësuarit dhe formimit, për t’i dhënë drejtim nevojës për njohuri, shprehi, komunikim, shpërblim dhe kënaqësi të pranishme tek çdo individ… Lind kështu rëndësia e një strukturimi funksional të kurrikulave shkollore, në gjendje të nxisë e të mbështesë, të lehtësojë e të motivojë “interesin” ndaj njohurisë, si kusht për nxitjen e një mendimi kërkimor, kurioz, aktiv, kritik e problematik në kërkim të rrugëve të panjohura më parë.

Reforma arsimore është e lidhur me nevojën për një kontribut të efektshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, me zhvillimin demokratik të vendit, për një ndikim më të madh në integrimin e ardhshëm europian të tij.

Demokratizim i arsimit do të thotë ndryshim qenësor, inkuadrim cilësor i vlerave të reja që paraqet një dimension të gjerë në kuptimin konceptual-funksional dhe përmbajtësor – struktural të arsimit. Kjo realizohet duke hartuar programe e tekste me përmbajtje të thellë demokratike, të cilat mundësojnë formimin dhe zhvillimin demokratik pluralist të njeriut – individit. Zbatimi i këtyre programeve dhe teksteve kërkon domosdoshmërisht mësues të trajnuar e të kualifikuar. Kërkon mësues krijues, energjik, me mentalitet të ri.

Ekspertët e arsimit para koronavirusit parashikonin se në të ardhmen do të kemi kurse për dietën dhe ushtrimet fizike, kurse mbi plakjen, kurse mbi shumëllojshmërinë kulturore dhe arsimin ndërkombëtar. Në vend që të kemi kurrikula të historisë dhe të shkencës politike, që hedhin dritë mbi luftërat dhe konfliktet e armatosura, do të kemi kurrikula që nderojnë njerëzit që kanë “luftuar” për paqen. Do të kemi rritje të numrit të kurseve mbi edukimin e karakterit, edukimin me virtytet njerëzore dhe me atë se çdo të thotë të jesh i moralshëm. Në kurrikulën e re do të gjejë vend edhe tema “Çdo të thotë të jesh i lirë në një shekull dinamik?” Pandemia e Covid 19-ës na mësoi se duhet të bëjmë ndryshime në programet dhe tekstet mësimore.

Kështu në kurrikulën e re shkollore do të ketë më shumë tema që lidhen me viruset, me shëndetin në përgjithësi dhe shëndetin mendor, me sjelljet e nxënësve ndaj njëri-tjetrit. Këto ndryshime do të pasqyrohen në lëndët: biologji, gjenetikë, informatikë, psikologji, edukatë, njohuri për higjenën dhe për mjedisin.

    • Organizimi dhe planifikimi i orës së mësimit. Mësimi online ka në qendër të mësimit çdo nxënës, i cili shfaqet para ekranit të kompjuterit dhe është në vëmendjen e mësuesit. Mësimi online na mësoi si ta shfrytëzojmë e ta racionalizojmë më mirë orën e mësimit. Mund të ketë ndryshime edhe në kohëzgjatjen e orës së mësimit.
    • Vlerësimi i nxënësit dhe i studentit. Testet për njohuritë u realizuan online, në kushtet kur nxënësit dhe studentët ishin në shtëpi. Kështu ato nuk shprehin njohuritë reale të vlerësuara, sepse janë ndihmuar nga prindërit, nga persona të tjerë ose janë kthyer përgjigjet duke patur leksionet apo librat e hapura. Kjo shtron para shkollës nevojën e hartimit të testeve me pyetje alternative që kërkojnë të mësuarit logjik, krijues dhe kritik. Edhe korrigjimi i tyre mbi bazën e teknologjisë së re, e ndihmon mësuesin për një korrigjim të shpejtë dhe të saktë.
    • Infrastruktura shkollore. Do të ketë më shumë klasa dhe auditore për nxënësit dhe strudentët, mjedise të pastra që nuk rrezikojnë shëndetin e tyre, mbajtjen nën kontroll të epidemive. Sallat për kompjuterat dhe sasia e tyre duhet të jetë më e madhe. Uji i bollshëm nuk duhet të mungojë në asnjë shkollë. Riorganizim duhet të ketë edhe në shërbimin mjekësor në shkollë dhe në sistemin e sigurisë së shkollave.
    • Fuqizimi i rolit të drejtuesit të shkollës. Drejtori i shkollës duhet të aftësohet për krijimin e grupeve më njerëz aktivë dhe të angazhuar. Kjo do të thotë se në një shkollë duhet të ketë drejtues me autoritet. Gjithashtu të punohet edhe për planifikimin e liderve të mësuesve (në shkollat e larta edhe të studentëve), të gatshëm të ndihmojnë në funksionimin e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës.
    • Shërbimi psikologjik duhet të fuqizohet, pasi gjatë kësaj kohe ka patur çrregullime emocionale tek nxënësit dhe mësuesit. Psikologët e shkollës me një plan konkret duhet të ndihmojnë nxënësit, mësuesit, pridërit për të kuptuar e përballuar më mirë situatën e krijuar nga koronavirusi. Të evidentojnë menjëherë ata që kanë nevojë për ndihmën e tij, të bëjnë anketime e studime, t’i paraprijnë rritjes së stresit dhe ankthit të të gjithë personave me të cilët punon në shkollë. Të bashkëpunojnë jo vetëm me stafin e shkollës, por edhe me agjencitë komunitare për të realizuar shërbime që ndikojnë direkt në shëndetin psikologjik dhe fizik të nxënësve dhe studentëve. Të zhvillojnë veprimtari që mbështetin, nxitin dhe vlerësojnë përpjekjet dhe arritjet e gjithsecilit, zhvillime veçanërisht që lidhen me dhënien e kompetencave për zgjidhjen e problemeve.
    • Organizimi i veprimtarive jashtëshkollore. Koronavirusi na mësoi se mund të organizojmë online debate, diskutime, tryeza të rrumbullakëta, konkurse, programe argëtuese etj. Këtë përvojë që e fituam ta forcojmë më tej.
    • Demorkatizimi i marrëdhënieve dhe komunikimeve mësuesnxënës-prindër. Gjatë periudhës së izolimit komunikimi i të gjitha palëve ka qenë më i drejtpërdrejtë, më i afërt e më miqësor. Prindërit kanë qëndruar gjithë ditën më shumë se asnjëherë tjetër me fëmijët e tyre. Marrëdheniet mësues-nxënës-prindër karakterizohen edhe nga mosmarrëveshjet, mjaft prej te cilave janë rrjedhojë edhe e një komunikimi jo efikas ndërmjet tyre. Komunikimi mësues-nxënës-prindër nuk është vetëm racional. Ai është edhe një komunikim emocional. Implikimi i aspektit emocional të personalitetit të mësuesit dhe te nxënësit në komunikimet mes tyre, e bën gjithnjë e më të ndërlikuar atë. Veç mesazheve didaktike, racionale në këto komunikime, një rol të fuqishëm luajnë mesazhet psikologjike që kumtohen në mënyrë emocionale. Më konkretisht, në komunikim ka rëndësinë  e vet ajo ç’ka thuhet (mesazhi racional), por shpesh rëndësi parësore fiton mënyra se si thuhet. Pikërisht kjo ka të bëjë me aspektin emocional e psikologjik të komunikimeve mësues -nxënës-prindër. Po nuk u muar parasysh edhe kjo anë lindin mosmarrëveshje, acarime, konflikte midis mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
    • Forcimi i marrëdhënieve shkollë-familje:
    • krijon mundësi për pjesëmarrje të suksesshme të të gjitha palëve në vendimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e shkollës,
    • promovon një komunikim aktiv dhe të përhershëm shkollë-familje dhe midis vetë prindërve,
    • nxit dhe forcon marrëdhëniet e punës, të karakterizuara nga mirëkuptimi, respekti si dhe dëshira e mirë midis dy palëve,
    • frymëzon përgjigje aktive ndaj problemeve, sfidave dhe mundësive që përballon shkolla në stadin aktual.
  • Koronavirusi na mësoi se kërkohen kualifikime specifike, veçanërisht për zhvillimin e mësimit online, të cilat plotësohen e zhvillohen në shkallë kombëtare, rrethi dhe shkolle. Kështu përherë e më shumë del në pah detyra që të përmirësohet puna kualifikuese që t’i mundësojë individët:
  • të përballojnë shndërrimin e shpejtë,
  • të përballojnë pasojat e paparashikueshme, domethënë të mësojnë sesi mund të kapërcehen situatat e pasigurisë.

Mësuesit e kualifikuar janë më të sigurtë, më të përzemërt me nxënësit, janë më nxitës dhe më të lëvizshëm në klasë, përdorin më shumë humorin, përdorin më shumë kontaktin me sy, janë më të qartë rreth rregullave të klasës së tyre, vendosin më mirë praninë dhe autoritetin e tyre. Kjo ka shumë rëndësi sepse sipas psikologut australian Alan Ped nëpërmjet fjalës ne transmetojmë 7% të informacionit, kurse 93% që mbetet jepet nëpërmjet intonacionit, emocioneve të shumta, me anë të gjesteve dhe lëvizjeve të trupit.

Faktorët që lidhen me karakteristikat e ndryshimit janë: nevoja, qartësia, ndërlikueshmëria dhe cilësia. Ndryshimi në shkollë është i lidhur me veprimtaritë që lidhen me ndryshimin: propozimi i strategjive dhe i vizionit të ri, stimulimi i mendimit novator, marrja parasysh e riskut për realizimin e ndryshimit. E meta themelore në shumë prej strategjive të novatorëve është se ato përqëndrohen tek risitë e tyre, tek ajo që po përpiqemi të bëjmë dhe jo tek të kuptuarit sesi do të reagojnë kultura, strukturat dhe normat më të gjera ndaj përpjekjeve të tyre. Ndryshimi në shkallë të gjerë nuk mund të arrihet në qoftë se mësuesit e njëjtësojnë veten vetëm me klasën e tyre, drejtorët vetëm me shkollën e tyre, zonat shkollore vetëm me zonën e tyre, shtetet e identifikojnë veten vetëm me veten e tyre. Të gjithë këta duhet të jenë të shqetësuar për sukseset e mësuesve të tjerë, të drejtorëve të tjerë, për sukseset e zonave të tjera dhe të shteteve të tjera.

Nuk është e lehtë, por duhet të përballemi me realizëm me sfidat dhe vështirësitë, të cilat lidhen me ndryshimet e vetë shoqërisë, me ndryshimet e statusit social, ekonomik të prindërve dhe të vetë nxënësve, me thellimin dhe çuarjen përpara të reformave, të reformimit të bazës ekonomike dhe të superstrukturës. Pra edhe me ndryshimet e shkollës.

Siç na mësojnë pedagogët e mëdhenj në qoftë se njerëzit nuk kanë vizionet e tyre, ata nuk mund “të hedhin firmën” tek vizioni i dikujt tjetër. Rezultati do të ishte pajtim, por asnjëherë përkushtim.

Teoritë e pedagogjisë dhe teoritë e ndryshimit duhet të integrohen, gjithmonë e vazhdimisht… Strategjitë e tanishme nuk do të çojnë aty ku duhet të shkojmë në qoftë se qëllimi ynë është të arrijmë një reformë të përgjithshme dhe jetëgjatë. Rritja, ndryshimi dhe në fund të fundit vetë evolucioni ndodh kur individët, organizatat dhe shoqëritë thellojnë më tej marrëdhëniet e tyre, duke zgjeruar dhe forcuar lidhjet e tyre të ndërvarura.

Të gjitha këto ndryshime do të pasqyrohen në rregulloren e shkollës, në kontrollin dhe ndihmën e drejtorisë së shkollës dhe të strukturave të tjera më të larta arsimore, në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në planin mujor e vjetor të shkollës, në kualifikimin dhe trajnimin e personelit mësimor, në rritjen e fuqizimin e rolit të nxënësve, studentëve dhe prindërve në problemet e shkollës. Pra ndryshime në Bordin e shkollës dhe Senatin e shkollës. Ndryshime edhe në pagën e secilit dhe dhënien e kategorive.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …