Yuri Kim: Ndonëse të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë afër dhe të bashkuar si gjithmonë

Yuri Kim: Ndonëse të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë afër dhe të bashkuar si gjithmonë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë përmes një video-mesazhi në rrjetin social, se ky 4 korrik do të jetë ndryshe nga të tjerët. Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojnë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. ”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlindjen e 244-t ”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …