Brickos

Luftëtaret e Lirisë: Thaçi e Veseli nuk janë thjeshtë individ të caktuar, siç po cilësohen nga caqe të caktuara

Luftëtaret e Lirisë: Thaçi e Veseli nuk janë thjeshtë individ të caktuar, siç po cilësohen nga caqe të caktuara

Veteranet e UÇK-së të dekoruar nga Presidenti, Z.Hashim Thaçi

Reagim:Drejtuar Mediave

Datë:03.07.2020

REAGIM

Ne veteranet e UÇK-së, Lauereatet të cilat u dekoruam nga presidenti i Republikës z.Hashim Thaçi, me urdhrin “Luftëtar i lirisë”, të indinjuara nga komunikata që doli nga zyrat e prokurorisë së gjykatës speciale ,për pretendimet lidhur me ngritjen e aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi, Liderit të PDK, Kadri Veseli dhe të tjerëve, ngrisim zërin tonë kundër pretendimeve të tilla dhe shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj këtyre veprimeve të paligjshme dhe të pabazuara të kësaj prokurorie,e cila ende pa u konfirmuar aktakuzat nga gjykata i bënë lajm mediatik në mbarë botën.

Rruga që iu ndërpre Presidentit të Kosovës z.Hashim Thaçi, për në shtëpinë e bardhë, ku pritej t’i jepej një epilog dialogut me Serbinë, që do të kulmonte me njohjen reciproke në mes dy shteteve,ishte e mirë-planifikuar,dhe një bombë e kurdisur ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit të saj.Dhe për më tepër një goditje e rëndë mu në vlerat më sublime të këtij populli duke atakuar kështu luftën e tij të drejtë për liri e pavarësi.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë thjeshtë individ të caktuar, siç pretendohet të cilësohen nga caqe të caktuara, dhe diplomat të vendeve të ndryshme. Ata janë dy figura udhëheqëse në periudhën e luftës sonë për liri ,dhe poashtu dy figura të rëndësishme të shtet-ndërtimit të Kosovës. Andaj të prekësh një popull në vlerat e tij më të shenjta me shpifje dhe të pavërteta, jo që s’është drejtësi, por një turp i madh, jo vetëm ndaj personave në fjalë, por ndaj një populli të tërë.

Ne bijtë dhe bijat e këtij populli nuk kemi bërë asnjë mëkat, për t’i larë ato nga një gjykatë në tjetrën, për qëllime të tyre politike.

Lufta jonë ishte e drejtë dhe e shenjtë, andaj mjaft luajtët me fatin tonë.

Në vend se të merreni me krimet dhe kriminelet që vranë, dhunuan dhe masakruan me mijëra burra e gra ,pleq e fëmijë, ju akuzoni, dënoni e maltretoni ata që luftuan dhe sakrifikuan për t’u çliruar nga një regjim barbar dhe gjenocidial, siç ishte regjimi serb, në Kosovë.

Kjo nuk mund të jetë gjykatë e drejtësisë,por e abuzimit me drejtësinë.

Nuk është gjykatë e drejtësisë ,por gjykatë e turpit dhe këtë turp vazhdojnë ta vulosin me emrat e tyre, të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin dhe të trillojnë aktakuza të pabazuara mbi ushtarët e UÇK-të dhe udhëheqësve kryesor të kësaj ushtrie.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …