Inspektorët në Deçan së bashku me Policinë inspektojnë zbatushmërinë e masave anti covid

Drejtoria për Punë Inspektuese, gjegjësisht Inspektorët Sanitarë dhe Inspektorët e tjerë të autorizuar të komunës së Deçanit, së bashku me Policinë e Kosovës kanë filluar me inspektime, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 01/10 dhe rekomandimeve të dala nga Shtabi Emergjent Komunal. Drejtoria për Punë Inspektuese, kërkon nga të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit, që t’i përmbahen udhëzuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e virusit COVID-19. Kjo masë vlen deri në një vendim tjetër të Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …