Komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku, ka reguar për mospërkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, e cila u votua në Kuvend, por pa votat e Vetëvendosjes. Ai ka folur edhe për deputetin, Rexhep Selimin, për të cilin ka thënë se nuk po e thotë të vërtetën. “Rexha është mirë ta thotë se Hashim Thaçin e ka pas me shok se unë, por problemet që këta i kanë pasur ma vonë, unë nuk i di. Është e padrejtë që sot Rexha e akuzon presidentin dhe nuk e thotë të vërtetën. Gjykata Speciale është politike, unë nuk i frikësohem kësaj Gjykate, por kam frikë se këtu nuk do të ndahet drejtësia. Ngritja e aktakuzës për Thaçin e Veselin ka ardhur si pasojë e disa intervenimeve edhe nga skena politike në Kosovë, ka saktësuar, Sami Lushtaku.
